Emisari i State Departmentit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të zbarojë të dielën në Sarajevë si rezultat i tensioneve në Bosnje dhe Hercegovinë.
Klix.ba ka konfirmuar se Escobar do të zhvillojë takime me disa nga liderët në Bosnje dhe Hercegovinë.
Kjo vizitë e Escobar pritet të vijë pas seancës së Këshillit të Sigurimit në OKB që do të mbahet lidhur me situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë, seancë e cila me shumë mundësi do të zhvillohet nesër.
Gjithashtu, Escobar pritet të sjellë një numër të propozimeve drejt politikanëve atje, për të zhbllokuar krizën dhe të pamundësojë kolapsin e institucioneve në Bosnje dhe Hercegovinë.
Bosnja dhe Hercegovina është zhytur në një krizë të thellë si rezultat i lëvizjeve të anëtarit serb të Presidencës, Milorad Dodik.