Tensionimi i marrëdhënieve me SHBA-në është baraz me tradhti kombëtare

Prishtinë | 29 Jan 2023 | 18:29 | Nga Ardian Kastrati

O ju komandantat e FB. Kurti ua hoqi NJOHJEN nga dialogu dhe Kurti ua ka shti lakun në fyt me rritje çmimesh e me lodhje përtoke të ekonomisë dhe pa asnjë ndihmë nga qeveria.

Pavarësisht që kishim të drejtë për targat, sovranitetin etj., miqtë tanë si SHBA-ja, na këshillonin t’i shtyjmë për një kohë më të përshtatshme ato vendime sepse serbët provokonin konflikt në emër të targave dhe konflikti i ri i konvenonte vetëm Rusisë e Serbisë;

Kurti me kokëfortësi insistonte për targat të cilat ashtu kështu njk u implementuan. Erdhën barrikadat, dalja e serbëve nga institucionet e u dorëzua Veriu. NJOHJA u harrua nga perëndimi në kornizën e re të dialogut dhe tani ata insistojnë për asociacionin;

Tash duhet bërë pyetja pse partnerët perëndimorë insistojnë për asociacionin.

Pyetja kryesore është:

SI ERDHI DERI TE KJO SITUATË KU KËRKOHET ME NGULM ASOCIACIONI E JO NJOHJA?

PSE KURTI LUAJTI ME PUSHTETIN E NERVAVE TË SHBA-së E NUK I DËGJOJ KËSHILLAT E TYRE NË FILLIM?

PSE KURTI NDOQI NJË KURS QË I KONVENONTE RUSISË në VERI?

Apo të gjitha pyetjet përmblidhen vetëm në një pyetje:

PËR KEND PUNON KY KURTI?

Një pjesë e përgjigjes e kam dhënë në postimin e fundit por si duket përgjigja e vërtetë po na kristalizohet çdo ditë e më shumë:

PËR GJITHKEND MUND TË PUNOJ KURTI POR ME KËTO VEPRIME VETĖM PËR KOSOVË JO.

IK ALBIN!

Të ngjashme