Ekonomia Online
FUNDIT

Tentim vetëvrasjeje në Gjakovë, në gjendje të rënduar emocionale tentoi t’i japë fund jetës

Tentim vetëvrasjeje në Gjakovë, në gjendje të rënduar emocionale tentoi t’i japë fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në urën e njohur të “Fshajt” në Gjakovë, ku një 33-vjeçar ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga lartësia. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi në fjalë është A.A., 33-vjeçar i cili është kapur në kohë nga Policia, pasi kishte ndaluar me veturën e tij […]

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në urën e njohur të “Fshajt” në Gjakovë, ku një 33-vjeçar ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga lartësia.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi në fjalë është A.A., 33-vjeçar i cili është kapur në kohë nga Policia, pasi kishte ndaluar me veturën e tij pranë urës dhe kishte shfaqur shenja të dukshme të gjendjes së rënduar psikologjike.

Sipas informacioneve të siguruara, viktima dyshohet se ndodhej në gjendje të thellë depresive si pasojë e problemeve bashkëshortore. E kontaktuar nga hetuesit, gruaja e tij ka deklaruar se bashkëshorti i saj ka kohë që është në gjendje të rënduar mendore dhe e akuzon vazhdimisht për tradhti.

I riu nuk ka mundur të deklarohet për Policinë për shkak të gjendjes së rënduar emocionale. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si “Vetëvrasje në tentativë”, ndërsa i njëjti është dërguar për trajtim emergjent në repartin e psikiatrisë.

Hetimet janë në zhvillim.

Të ngjashme