Policia e Kosovës raporton se gjatë një mosmarrëveshje, dy të dyshuar kanë sulmuar me thikë dy viktima, të cilët kanë pësuar lëndime trupore.
“Lëndime trupore kane pësuar dy viktimat me këtë rast njeri nga ta ka pësuar lëndime te renda trupore ndërsa viktima tjetër ka pësuar lëndime te lehta trupore. Te lënduarve ju është ofruar ndihma mjekësore”, thuhet në raporton 24 orësh të policisë,.
Te dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim te prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër lirohet ne procedure të rregullt. Rasti ka ndodhur në komunën e Ferizajt.