Në rrugën “Remzi Hoxha”, në Ferizaj , dje rreth orës 18:15 pas një pune hetimore është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit e llojit Welt Wafen 7.65 mm.
Policia njofton se dyshohet se me këtë armë është kryer vepra penale ‘vrasje në tentativë’ një ditë më parë .
Lidhur me rastin është intervistuar një person mashkull K/Shqiptar në cilësinë e personit të dyshuar, pasi që arma kishte qenë në posedim të tij.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.