Një qytetar nga Prishtina ka njoftuar policinë se tre persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Malush Kodra” në Prishtinë, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.
Policia po e cilëson rastin si “vrasje në tentativë”.
“Ankuesi mashkull K ka informuar se, tre të dyshuar meshkuj K, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Ankuesi nuk ka pësuar lëndime. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, theksohet në raport.
Ndërkohë nuk raportohet për të arrestuar, derisa polica është në kërkim të personave të dyshuar dhe rasti është duke u hetuar.