Tentimvrasja në Bardhosh, futen në operacion burri dhe gruaja që u plagosën sot

Prishtinë | 01 Dhj 2021 | 20:52 | Nga Ekonomia Online

Një burrë dhe një grua mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri pasditen e sotme, në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Për shkak të plagëve të marra nga arma e zjarrit, çifti u dërgua për trajtim mjekësor në QKUK.

Mjeku kujdestar, Naser Syla, tha për Sinjalin se ata janë transferuar në Klinikën e Kirurgjisë dhe se i janë nënshtruar një operimi.

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë i kanë thënë Sinjalit se të dyshuarit për këtë rast nuk janë identifikuar akoma.

“Ju njoftojmë se si pasoje e të shtëna me armë zjarri shtëna me armë zjarri sot në fshatin Bardhosh, kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në drejtim të veprës penale ‘Vrasja në tentativë’, me qëllim të identifikimit të të dyshuarve dhe rrethanave të këtij rasti”, thuhet në përgjigjen e kësaj Prokurorie.

Të ngjashme