Një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture në Drenas.
Sipas Policisë vetura ka qenë e parkuar dhe brenda saj ka pasur njerëz.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja dhe një predhë.
Polici njofton se është identifikuar njëri nga të dyshuarit dhe është intervistuar.
“VRASJE NË TENTATIVË & ARMËMBAJTJE PA LEJE/ Gllogoc 20.12.2022 – 00:20. Është raportuar se një person i panjohur kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture e cila ishte e parkuar dhe brenda në veturë kishte njerëz. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 (gjashtë) gëzhoja te armës, dhe një predhë. Është identifikuar njëri nga të dyshuarit i cili është intervistuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në raport.