Policia në Prishtinë ka arrestuar një person, pasi i njëjti ka tentuar ta dhunojë një grua.
Rasti ka ndodhur mesditën e së mërkurës në Çagllavicë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
“Çagllavicë 17.03.2021-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare”, bëhet e ditur në raportin e policisë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq rasti është cilësuar si “Dhunim në tentativë”.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, bën të ditur policia.