Prokuroria Themelore e Gjakovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sh.V, për shkak të veprave penale “Vrasje në tentativë”, dhe, “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve, raporton Expresss.
Sipas aktakuzës, më 16 mars 2021, në Gjakovë, i akuzuari me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta, të dëmtuarin K. Ll, ku i pandehuri shkon tek punëtoria e tij, e kërcënon që do ta vras atë në rast se nuk i tregon informata në lidhje me gruan e tij.
I njëjti i ka kërcënuar se do ti vras edhe dy të dëmtuar të tjerë, E.T., dhe V.H., të cilët ishin prezent në të njëjtin lokal.
“I pandehuri më pas shkon te automjeti i tij merr armën hyn brenda në punëtori, dhe shkon te zyra e të dëmtuarit K. Ll, tenton ta hap derën e cila ishte e mbyllur me qelës, pastaj gjuan në drejtim te zyrës, duke menduar se i dëmtuari është brenda. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.”, thuhet në njoftim.
Komunikata e plotë:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sh. V., për shkak të veprave penale “Vrasje në tentativë”, dhe, “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas aktakuzës, më 16 mars 2021, në Gjakovë, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta, të dëmtuarin K. Ll, ku i pandehuri shkon tek punëtoria e tij, e kërcënon që do ta vras atë në rast se nuk i tregon informata në lidhje me gruan e tij.
I njëjti i ka kërcënuar se do ti vras edhe dy të dëmtuar të tjerë, E.T., dhe V.H., të cilët ishin prezent në të njëjtin lokal.
I pandehuri më pas shkon te automjeti i tij merr armën hyn brenda në punëtori, dhe shkon te zyra e të dëmtuarit K. Ll, tenton ta hap derën e cila ishte e mbyllur me qelës, pastaj gjuan në drejtim te zyrës, duke menduar se i dëmtuari është brenda.
Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Po ashtu, i dyshuari më parë e deri më 16 mars 2021, pa autorizim ka poseduar armë dhe municion, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, në Republikën e Kosovës.
Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri Sh. V, të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.