Tentoi të dhunonte një grua, arrestohet i dyshuari

Prishtinë | 29 Gus 2025 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri, i cili dyshohet se ka tentuar të dhunojë një grua.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, përveç tentativës për dhunim, i dyshuari ka ushtruar edhe kanosje ndaj viktimës, transmeton Klankosova.tv.

“Lidhur me rastin është informuar prokurori. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt,” thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme