Tentoi të grabisë dhuratat e Krishtilindjes në shtëpinë e Robert De Niros, arrestohet gruaja

Prishtinë | 20 Dhj 2022 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Një grua është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar që të grabisë dhuratat nga poshtë pemës të Krishtilindjes në shtëpinë e Robert De Niros në New York City.

Policia e ka pikasur gruan teksa hynte në bodrumin e ndërtesës së tij në Upper East Side.

Ajo ishte e njohur për autoritetet për shkak të arrestimeve të shumta të mëparshme me vjedhje.

Sipas mediave, aktori 79-vjeçar zbriti në katin e poshtë pasi dëgjoi zhurmë.

Një zëdhënës i De Niro tha se aktori ishte mirë dhe nuk kishte asnjë koment në lidhje me ngjarjen.

Ai shtoi se vjedhja e supozuar ndodhi në një shtëpi që ai kishte marrë me qira.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme