Është arrestuar një person në Prishtinë pasi ka tentuar të vjedhë para nga një bankomat.
“Nga njësiti policor i sektorit për Hetime të Krimeve Kibernetike është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili përmes pajisjeve të modifikuara ka tentuar të vjedhë paratë nga një bankomat i një banke në Prishtinë.
Nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: dy USB, një tastiere kompjuteri, një pajisje e modifikuar për qasje të pa autorizuar në bankomat, vegla të ndryshme pune për mundësimin e qasjes në bankomat, dorëza, shirit ngjitës, para të gatshme (185 euro, 80 franga Zvicerane, 100 krona Çeke dhe kartela bankare.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orës të policisë së Kosovës.