Tentoi t’i fuste ilegalisht mbi 500 litra naftë nga Kosova në Shqipëri, arrestohet

Prishtinë | 09 Mar 2026 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Një 55-vjeçar është arrestuar sot në Kukës, nën dyshimin se tentoi të kontrabandonte 510 litra naftë nga Kosova.

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, arrestimi i shtetasit shqiptar erdhi si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.

Nafta e gjetur është sekuestruar, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme