Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti ka tentuar që t’i mashtrojë disa qytetarë për shitjen e një telefoni, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar.
Siç njofton Policia, telefoni është konfiskuar, ndërsa pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rasti ka ndodhur dje në Zonën Industriale, rreth orës 11:25”, njofton Policia.