Policia njofton se ka shoqëruar në stacion policor dy të dyshuar, pasi që të njëjtit kanë tentuar të vjedhin një veturë, si dhe kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull k/shqiptar.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë në ora 01:15, ndërsa gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.