Policia e Kosovës sot me datë 22.05.19 me rastin e 20 vjetorit të përkujtimit të masakrës në Burgun e Dubravës, konkretisht Stacioni Policor Istog ka zbatuar një Plan Operativ për siguri në perimetrin e jashtëm tek Qendra Korrektuese në Dubravë.
Në momentin e fillimit të ceremonisë rreth ores 13:30 brenda perimetrit të burgut, përderisa moderatorja ishte duke i prezantuar mysafiret pjesëmarrës, shtetasi Sh. K. (m./K./sh.) ka prishur rendin dhe qentësinë publike në ketë ceremoni.
Oficerët korrektues kanë intervenuar dhe e kanë larguar të dyshuarin e lartcekur nga vendi ku po mbahej ceremonia si dhe disa persona tjerë që ishin bashkë me të, duke i dërguar ata jashtë perimetrit ku gjendeshin zyrtarët policor të Policisë Kosovës të cilët pastaj i kanë arrestuar 5 (pesë) personat e dyshuar.
Në automjetin e të dyshuarit Sh. K. është gjetur një armë zjarri (pistoletë) të cilën e posedonte pa leje dhe arma është konfiskuar. Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit në stacionin policor Istog.
Prokurori i shtetit është informuar dhe ka udhëzuar që të hapen rastet: ‘ Mbajtje në pronësi, kontrollë, posedim i pa autorizuar i armës’ dhe ‘Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike’, ndërsa sipas urdhrit të prokurorit i dyshuari Sh.K. është ndalur në mbajtje për 48 orë, ndërsa 4(katër) të dyshuarit e tjerë lirohen në procedurë të rregullt.