Të hënën në Mitrovicë një person ka tentuar të bëjë vetëvrasje, duke dashur të kërcejë nga objekti banesor.
Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës në Mitrovicë, ku viktima ka tentuar të kërcejë nga dritarja e katit të tretë të një objekti banesor.
Njësitet policore kanë arritur ta vënë nën kontroll viktimën, gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikësve dhe një ekip mjekësor, bën të ditur Policia e Kosovës.
Sipas familjarëve, viktima është duke u trajtuar dhe ka probleme psikike, ndërkaq është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.