Policia e Tiranës ka vënë në pranga një ditë më parë një 33-vjeçar për veprën penale të ushtrimit të dhunës ndaj motrës së tij.
Leon H., banues në Tiranë u arrestua nga policia pas një denoncimi të bërë te blutë nga motra e tij, E.H, 39- vjeç.
Ajo e akuzon vëllain e saj se e ka goditur me grusht, si dhe duke përdorur gërshërët ka tentuar t’i presë dy gishta, gishtin e mesit dhe atë të unazës.
Mësohet se mes vëllait dhe motrës ka pasur konflikte të vazhdueshme çka ka degraduar deri në dhunë fizike apo dhe përdorimin e gërshërëve.