Dy oficerë policie bullgare u aksidentuar për vdekje këtë mëngjes teksa tentuan të ndalonin një autobus me emigrantë që kishin hyrë ilegalisht në vend.
Incidenti ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit në qytetin Burgas të Detit të Zi pasi autobusi refuzoi të ndalonte në dy pika të njëpasnjëshme të policisë kufitare, raporton AP.
Autobusi me targa turke mbante 47 emigrantë, kombësia e të cilëve nuk bëhet e ditur.
Autobusi kishte hyrë në një zonë të banuar kur oficerët e policisë ndaluan makinën e tyre përballë rrugës përpara tij. Autobusi përplasi automjetin e policisë dhe më pas kaloi sipër tij përpara se të përplasej me një stacion autobusi.
Dy efektivët që ndodheshin në makinë u vranë menjëherë. Nuk raportohet për të lënduar të tjerë dhe ka nisur hetimi për rastin.