Policia e Kosovës përmes një komunikate për medie, ka bërë të ditur se janë arrestuar dy serb, të cilët me automjetin e tyre kishin tentuar të kontrabandonin 3.4 ton pemë dhe perime të ndryshme, raporton Ekonomia Online.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë të cilët nga njësiti policor janë hasur me automjetin e tyre në të cilin automjet kishin pas të ngarkuar 3.5 ton pemë dhe perime të ndryshme. Të dyshuarit ilegalisht kishin hyrë në Kosovë, kishin kontrabanduar mallrat dhe nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë gjatë epidemisë. Pas intervistimit të të dyshuarve, janë ndërmarrë të gjitha veprimet policore sipas udhëzimeve të prokurorit”, thuhet në komunikatë.