Vendimi i Manuel Neuer për ta zgjatur kontratën me Bayern Munchen duke të ketë pasur efekt edhe përtej “Allianz Arena-s”.
Sipas spanjolles AS, portieri gjerman i Barcelonës, e përdorte interesimin e Bayern-it për të në mënyrë që t’ia rriste pazarin vetes gjatë negociatave të tij për marrëveshje të re me katalunasit.
Mirëpo, pas konfirmimit të bavarezëve që kanë arritur ujdi të re me Neuer, kjo e ka përjashtuar mundësinë e kalimit të Ter Stegen te kampioni gjerman, duke i hapur rrugë marrëveshjes së tij të re me Barcelonën.