Moska zyrtare vazhdon përpjekjet e veta – tashmë dëshpëruese, pas sigurimit të dy të tretave nga ana e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev për ndryshimin e Kushtetutës – për të kundërshtuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Pas tentimeve të pasuksesshme që ta pengoj rrugën euroatlantike, me përkrahjen e disa forcave antiperëndimore që organizonin demonstrata dhe publikisht i kërcënonin me jetë deputetët që do të votojnë për ndryshime kushtetuese, tash Rusia porosit se nuk e pranon ndryshimin e emrit të Maqedonisë.
Pas votimit në Kuvend, nëpërmjet profit në rrjetin social “Twitter” të Ambasadës ruse, Rusia dërgoi një mesazh ku thotë se e ka pranuar njëherë Maqedoninë me emrin e saj kushtetues dhe se këtë qëndrim nuk do ta ndryshojë.
“Rusia e ka njohur Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues para më shumë se 26 vjetësh dhe nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj”, shkruan në profilin e Ambasadës ruse në Shkup.