Manchester Unitedi i ka ndaluar shitjet online të fanellave të Mason Greenwood, ndërkohë që Nike paraprakisht e ka pezulluar bashkëpunimin me futbollistin, i cili është kryetemë për shkak të akuzave për përdhunim dhe sulm fizik.
20-vjeçari është arrestuar pas publikimit të fotografive, videove dhe audiove, nga e dashura e tij, Harriet Robson, e cila tregonte për dhunën që ia kishte shkaktuar lojtari.
Reagimi i Djajve të Kuq ishte i menjëhershëm duke e pezulluar anglezin “deri në një njoftim të radhës”. Pasoi distancimi i bashkëlojtarëve, shumë prej të cilëve ia hoqën ndjekjen në Instagram.
Në ndërkohë, ka ardhur një tjetër vendim në dëm të tij, pasi fanella e Greenwood është larguar nga shitja e dyqanit online të klubit.
Blerësit aktualisht nuk mund ta zgjedhin emrin e tij si një prej opsioneve dhe Mason nuk ndodhet në listën e futbollistëve të këtij dyqani.
Manchester United’s wonderkid Mason Greenwood accused by his girlfriend for attacking and assaulting her pic.twitter.com/uSImWxQq1r
— Adiedo Lentitus (@Adiedo_lentitus) January 30, 2022