Një avokat është tërhequr nga ekipi mbrojtës i nënkryetarit të OVL-së në Hagë, Nasim Haradinaj.
Bëhet fjalë për avokatin Jonathan Worboys, i cili ka shërbyer si bashkëavokat i liderit të ekipit mbrojtës të Haradinajt, Toby Cadman.
Sipas dokumentit të tërheqjes, është pikërisht Cadman ai që ka miratuar largimin e Worboys.
“Më 23 mars 2022, avokati informoi Zyrën e Mbrojtjes se Worboys i ka pushuar shërbimet si bashkë-avokat i Haradinaj. Në bazë të nenit 18(6) të Direktivës për avokatët, avokati më tej informoi Zyrën e Mbrojtjes se përfundimi i kontratës së z. Worboys do të realizohej pa efekt të kundërt në interesat e z. Haradinaj dhe kohëzgjatjen e procedurës. Zyra e Mbrojtjes thekson në këtë drejtim se avokati i z. Haradinaj vazhdon të ndihmohet nga dy bashkë-avokata të tjerë”, thuhet në dokument.