Arben Ismajli është tërhequr nga gara për kryeprokuror.
Kjo është bërë e ditur nga Këshilli Prokurorial iu Kosovës.
Kësisoj në garë kanë mbetur pesë kandidatë.
Bëhet fjalë për Armend Hamitin, prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës; Blerim Isufajn, kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës; Kujtim Munishi, kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës; Lulzim Sulejmani, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Shqipdon Fazliu, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Njoftimi i plotë:
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka rikonfirmuar listën e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit.
Ky rikonfirmim i kandidatëve ka dalë si nevojë pas tërheqjes së prokurorit Arben Ismajli nga gara për Kryeprokuror të Shtetit.
Po ashtu, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka ftuar më 18 mars 2022 pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit për intervistimin e tyre nga Paneli Vlerësues.
Kandidatët e rikonfirmuar sot nga Këshilli Prokurorial i Kosovës janë: