Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë tërheqjen e shortit për kampionatin e ri të IPKO Superligës, i cili do të nisë më 17 gusht.
Tërheqja e shortit u bë në selinë e FFK-së, në praninë e zëvendëssekretarit të përgjithshëm, Arianit Ahmeti, kryetarit të Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, administratorit të Superligës, Agron Shosholli dhe përfaqësuesve të klubeve.
Fillimisht përfaqësuesit e klubeve i përshëndeti zv.sekretari Ahmeti, duke iu dëshiruar suksese dhe lojëra korrekte në edicionin e ri, derisa më pas u bë tërheqja e shortit, në bazë të të cilit në javën e parë do të takohen:
Drita – Ferizaj
Flamurtari – Prishtina
Dukagjini – Ballkani
Feronikeli – Drenica
Llapi – Vushtrria
Trepça’89 – Gjilani
U tërhoq shorti edhe për Ligën e Parë
Më pas është bërë edhe tërheqja e shortit për edicionin e ri në Ligën e Parë, i cili do të nisë më 24 gusht.
Të pranishëm në short krahas përfaqësuesve të klubeve ishin edhe zëvendëssekretari i përgjithshëm, Arianit Ahmeti, kryetari i Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, anëtari i këtij komisioni Agim Kastrati dhe administratori Agron Shosholli.
Në bazë të shortit në xhiron e parë do të takohen:
Trepça – Liria
Ulpiana – Istogu
Onix – Vëllaznimi
Drenasi – Arbëria
Ramiz Sadiku – Dardana
2 Korriku – Vitia
Besa – Vllaznia
Malisheva – KEK-u