Lëkundet bota
si një djep “i zvogëluar”, në kohë
korniza me foton e gjyshes
ra prej muri,
gozhdë e ngulur keq, në moshë,
një ofshamë malli
rrokullis dhimbjen në mungesë.
një pik lot rrëshket
mbi kujtimin e gjallë,
shamia e saj, ruajtur si thesar,
ma fshin lotin njësoj,
si dorë e saj dikur…
era e të shtrenjtës më thyhet mbi qerpik,
tërmeti vazhdon… më shkund qenien…!
18/1/2023