Një tërmet i fuqishëm me magnitudë ndërmjet 6.1 dhe 6.6 ka tronditur brigjet e Tajvanit – por nuk ka rrezik për cunami.
Autoritetet tajvaneze thanë se tërmeti, që ndodhi në orën 15:23 të së hënës, ishte 27 kilometra nën sipërfaqen e tokës.
Epiqendra u regjistrua 89.4 kilometra larg bregut lindor të Tajvanit, afërsisht në gjysmë të rrugës midis bregut të qarkut Hualien dhe ishullit jugor japonez të Yonaguni, tha byroja e motit të vendit.
Tërmeti mund të ndihej në të gjithë Tajvanin, shtoi byroja, derisa u lëkundën ndërtesat për pak kohë në kryeqytetin e Taipeit.