Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 Rihter është regjistruar në Argjentinë, shumë pranë kufirit me Kilin.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtare Gjeofizik dhe Shërbimit Gjeologjik amerikan, epiqendra e tërmetit ishte 80 km larg qytetit San Antonio de los Cobres dhe një thellësi prej 153 km.
Për momentin, nuk ka të dhëna për persona të lënduar apo dëme të mëdha materiale.