Një tërmet i fuqishëm ka goditur Bosnjën dhe Hercegovinën mbrëmjen e sotme.
EMSC raporton se epiqendra ishte afër Zenicës. Tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1 ballë të shkallës RihterSipas qytetarëve, tërmeti është ndjerë edhe në qytete tjera.Një tërmet me magnitudë 5 deri në 5.9 ballë sipas shkallës Rihter konsiderohet mjaft i fuqishëm. Ai shkakton dëme në ndërtesat më të dobëta në rajonet rurale, dhe dëmtime të vogla janë gjithashtu të mundshme në ndërtesat moderne.