Një tërmet me magnitudë 4.6 shkallë të Rihterit ka goditur Kroacinë. Epiqendra e tij është qytetit Seline, në Zadar të Kroacisë.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja ndërkombëtare që njofton për të gjitha tërmetet në botë.
Aktualisht nuk ka shumë informacione se a ka dëme në njerëz dhe dëme materiale.
Kujtojmë se së fundmi ndodhi një tërmet i fortë në Turqi ku deri tani raportohet se kanë vdekur 58 persona, dhe rreth 900 janë lënduar.