Një tërmet 4 ballë ka lëkundur Maqedoninë këtë mëngjes.
Epiqendra nuk dihet ende por është bërë e ditur se tërmeti është ndjerë në njësinë administrative Ostren i Madh, në Bashkinë Bulqizë, në komunën e Kërçovës edhe në fshatin Devoll të Korçës.
Lëkundjet e tokës kanë zgjatur rreth 10 sekonda dhe shumë qytete afër kufirit maqedonas e kanë ndjerë, ndërkohë që nuk raportohet për dëme.
Nga lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit rrezikohet dhe shpërthimi I vullkanit \”Duvallo\”, në fshatin Kosel.