Tërmete të tjera dridhën sot rajonin e Ohrit

Prishtinë | 06 Kor 2017 | 15:02 | Nga

Tërmet me magnitudë prej 3,8 ballëve sipas Shkallës së Rihterit sërish është regjistruar paradite në orën 11:12 minuta në rajonin e epiqendrës së Ohrit, kumtoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup. Tërmeti është ndjerë në Ohër dhe rrethinë.

Edhe dy tërmete më të dobëta, siç raporton Koha, janë regjistruar në mëngjes në rajonin e Ohrit. I pari në orën 04:20 minuta me magnitudë prej 2.5 ballëve, ndërsa i dyti në orën 08:31 me magnitudë prej 2,6 ballë sipas shkallës së Rihterit.

Nga data 18 qershor e deri sot në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 1.000 tërmete. Më i fuqishmi ishte më 3 korrik në orën 13:18 me magnitudë prej 5 ballëve sipas shkallës së Rihterit, shkaktoi shqetësim te banorët dhe turistët, ndërsa janë paraqitur edhe dëme më të vogla materiale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme