Tërmeti, Cakaj: Holanda e gatshme për të na mbështetur fuqishëm

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë , Gent Cakaj, së bashku me kryeministrin Edi Rama janë takuar me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe ministrin e Jashtëm, Stef Blok.

“Diskutuam për shtimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rëndësinë e perspektivës evropiane të Shqipërisë. Sidoqoftë, më e rëndësishmja nga të gjitha mbetet solidarizimi i plotë i Holandës me Shqipërinë në këto momente të vështira dhe gatishmëria e saj e plotë për të na mbështetur fuqishëm në përpjekjen për riparimin e rindërtimin e hapësirave të prekura nga tërmeti në gjithë vendin!”, shkruan Cakaj në facebokk

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme