Një tërmet me magnitduë 5.5 ka goditur para pak minutash Greqinë. Lëkundjes e tokës janë ndjerë në një vend turistik pranë Kos dhe Rodosit.
Tërmeti ka pasur një thellësi prej 10 km, me një distancë prej 70 km nga ishulli i Karpathos.
Ky tërmet vjen pak orë pas një tjetër lëkundjeje që u ndie në perëndim të Turqisë.
Lëkundjet kanë bërë që banorët të dalin jashtë nga frika pas tërmetit të fortë me magnitudë 6.8 shkallë që ka rënë pak ditë më parë në vend.