Tërmeti i fuqishëm në Stamboll, publikohen pamje që tregojnë panikun që shkaktoi dridhja

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Menjëherë pas lajmit se një tërmet i fuqishëm prej 5,7 ballësh ka goditur Stambollin të enjten, janë publikuar edhe pamjet e para.

Siç kanë raportuar mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ndonëse nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale, tërmeti ka shkaktuar panik të çastit në qytet.

Madje, siç është raportuar, shkollat dhe spitalet janë urdhëruar të evakuohen.

Ndryshe, Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha që tërmeti goditi në jug-perëndim të Stambollit në Detin Marmara në orën 2:00 pasdite.

Turqia ka pësuar tërmete shkatërruese në të kaluarën, përfshirë një afër Stambollit në 1999 që vrau më shumë se 17,000 njerëz në rajonin më të madh.

Turqia është ndër vendet më sizmike aktive në botë, pasi ndodhet në disa linja aktive defektesh, ku një nga ato më potencialisht shkatërruese është Pika e Anatolisë Veriore (NAF), pika e takimit e pllakave tektonike të Anadollit dhe Euroazisë. Telegrafi.

https://twitter.com/i/status/1177184012609171457

Të ngjashme