Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë

Prishtinë | 24 Pri 2026 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ndodhi pak pas orës 06:00 të mëngjesit në Greqi, 23 kilometra në jugperëndim të Lassithit.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tij ndodhet në zonën detare, 23 kilometra në jug-jugperëndim të Goudourasit, në Lassithi, ndërsa thellësia është 9.7 km, sipas abcnews.al, raporton KlanKosova.tv.

Deri tani nuk janë raportuar dëme, ndërsa tërmeti është ndjerë në të gjithë ishullin e Kretës, shkruan Protothema.

Sipas kryetarit të bashkisë së Sitias, Giorgos Zervakis, tërmeti ishte i fortë dhe zgjati shumë.

Deri në këtë moment, në të njëjtën zonë, pas tërmetit të parë, janë regjistruar edhe pesë tërmete të tjera me magnitudë nga 3.5 deri në 3.8.

Të ngjashme