Tedi Blushi, Zëdhënës i Presidentit, ka deklaruar sot se Kreu i Shtetit Ilir Meta do të mbledhë nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
“Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të mediave në lidhje me një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ju sqaroj se
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës’, shkruan Blushi në rrjetet sociale.