Tërmeti në Japoni: Rritet mbi 60 numri i të vdekurve

Prishtinë | 03 Jan 2024 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Mbi 60 njerëz raportohet se kanë vdekur si pasojë e tërmetit 7.6 ballësh që goditi Japoninë në ditën e Vitit të Ri.

Autoritetet kanë tërhequr vërejtjen se të reshurat e dendura të shiut mund të shkaktojnë rrëshqitje të tokës, gjë e vështirëson operacionet e shpëtimit, raporton Deutsche Welle, transmeton KlanKosova.tv.

Dridhjet shkatërruese që goditën Ishikawan e Honshu, lanë të vdekur 62 veta dhe shkatërruan qindra ndërtesa.

Si pasojë e rrënojave, ekipet e shpëtimit janë duke u përballur me vështirësi për të gjetur të mbijetuarit.

Të ngjashme