Tërmeti në Korçë, prefekti Spirollari: Janë thelluar dëmet në disa banesa

Prishtinë | 02 Nën 2019 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Perfekti i Korçës Dhori Spirollari u shpreh sot se nga tërmeti i ditës së djeshme nuk ka banesa të reja të dëmtuara, ndërkohë që janë thelluar dëmtimet në banesat e prekura nga tërmeti i 1 qershorit.

Ai u shpreh se janë ngritur grupet e inxhinierëve për të bërë bilancin e dëmeve të shkaktuara, ndërsa i bëri thirrje pushtetit lokal që të qëndrojë pranë banorëve për çdo nevojë që kanë.

“Nuk ka banesa të reja të shtuara nga tërmeti i nëntorit. Janë thelluar dëmet konkretisht 6 banesa në Qafëzezë dhe 4 në Vidohovë. Dy në Qafzezë janë me probleme serioze. Janë ngritur grupet e inxhinierëve. Këto banesa kanë qenë të gjitha në dëmshpërblim.

Pra është grupi i evidentimit që është në terren dhe paraprakisht po themi dëmet e shkaktuara. Thirrje bashkive t’ju qëndrojnë pranë banorëve për çdo nevojë që kanë”, u shpreh Spirollari.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme