Tërmeti në Shqipëri,Arabia Saudite nis mbledhjen e ndihmave

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Mbretëria e Arabisë Saudite ka nisur mbledhjen e ndihmave lidhur me tërmetin që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, duke shkaktuar të paktën 30 viktima, plagosur qindra të tjerë, dhe rrënuar ose kthyer të pabanueshme qindra banesa.

Organizimi i mbledhjes së ndihmave po drejtohet nga ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Faisal Bin Farhan Al Saud.

Ndërsa shpreh ngushëllime për fatkeqësinë, Qeveria dhe populli i Arabisë Saudite qëndrojnë pranë atij shqiptar për kapërcimin e saj.

Në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Jashtme, gjithashtu i urohet shërim i shpejtë të plagosurve.

“Qeveria dhe populli i Mbretërisë së Arabisë Saudite qëndrojnë pranë qeverisë dhe popullit të Republikës së Shqipërisë në këtë situatë, duke uruar shërimin e të dëmtuarve dhe duke shpresuar se populli mik shqiptar do të kapërcejë këtë periudha të rëndë dhe të vështirë”, thuhet në deklaratë.

Të ngjashme