Një tërmet me magnitutë 4.0 të shkallës së Rihterit ka goditur mëngjesin e sotëm Shqipërinë.
Epiqendra e tërmetit ishte në detin Adriatik, rreth 2 km larg Himarës dhe 118 km larg Elbasanit.
Lëkundjet u ndjenë rreth orës 08:26 në të gjithë rajonin jugor, ndërsa thellësia ishte 2 km, njoftoi EMSC.
Sipas informacioneve të deritanishme, tërmeti nuk ka shkaktuar pasoja të rënda.