Tërmkolli citon Gjergj Fishtën pasi Abdixhiku u zgjodh kryetar i LDK-së

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 16:05 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Melihate Tërmkolli është deklaruar për medie pas zgjedhjes së Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së, duke përmendur një thënie të Gjergj Fishta, raporton Ekonomia Online.

“Unë e kam veç një deklaratë: Kur i pa shqiptarët se në çfarë mjerimi ishin Gjergj Fishta e tha një fjalë të cilën e kanë keqpërdorë. Ai e tha kështu: tha le ta dijë bota mbarë, se prej sot s’jam shqiptar. E në fakt ishte shqiptari më i madh”, ka thënë ajo.

Tërmkolli kishte paralajmëruar kandidaturën e saj për kryetare të LDK-së, por në fund nuk i hyri garës, duke akuzuar ish-kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, se po dëshiron ta zgjedh një kryetar të tij.

Në anën tjetër ish- kandidati për deputet nga kjo parti dhe antari i LDK-së Brahim Selimaj tha që LDK më në fund bëri një reformë, pasi zgjodhi një kryetar fatlum, një djalë të ri dhe që do sjell ndryshime brenda partisë, siç është edhe kryetari i zgjedhur Lumir Abdixhiku.
Tutje ai tha që jep dorëheqje nga të gjitha funksionet e LDK-së, si shkak i disa linqimeve për të cilat thotë se do sqarohet në prononcime të tjera, por që akoma mbetet si anëtar i kësaj partie.

“LDK -ja më në fund bëri një reformim, zgjodhi një kryetar fatlum, dhe më vjen mirë pas 31 viteve që zgjodha një kryetar, prapë në këtë kohë dhe zgjodhëm një djalë të ri që besoj që do bëjë reformim. Por për shkak të kuvendit komunal në Pejë të cilët çdohërë prej ardhjes në pushtet të Gazmend Muhaxherit , kryetari i partisëe i cili është një prej liqnimeve më të mëdha që është bërë dhe që nuk do jem më pjesë e saj, ditët në vijim do jap dhe arsyet pse do jap dorëheqje nga gjitha funksionet, por mbes antar i LDK-së. Kam punuar si i vetmi biznesmen për 31 vite që kam qëndruar dhe tani të bëjmë seleksionime prapë, për veten e kam për gjihën e linqimit, dhe herave tjera do ju tregoj arsyet e largimit tim. Uroj që Abdixhiku të bëjë ndryshime sepse LDK-ja ishte e imja dhe jo e ardhacakëve”

https://vimeo.com/523430531

Të ngjashme