Ish-zyrtarja e lartë e LDK-së, Melihate Tërmkolli, duke komentuar takimin e parë Kurti-Vuçiq në Bruksel duke thënë se ky është përfaqësimi më dinjitoz i Kosovës në dialog që kur ka nisur ky proces në vitin 2011.
Tërmkolli ka thënë se Kurti është i vetmi politikan deri tani që nga 2011 që bëri prezentimin dhe performancën më dinjitoze për Kosovën.
“Të gjithë ju që ishit në bisedime me Serbinë që nga 2011, së paku mos flisni asnjë fjalë. Futeni kokën nën dhe për turpet që i keni bërë në bisedimet e deritanishme. Nuk keni asnjë të drejtë morale, politike as kombëtare të kritikoni sot Kryeministrin për takimin e djeshëm. Me “profesionalizmin” e juaj, me “atdhetarizmin” e juaj dhe me “politikën” e juaj e keni sjellë Serbinë në Kosovë me katër këmbët. Sot, pa fije turpi, tentoni të shiteni edhe si patriotë e politikënë. Veç mbylleni, ju lutem! Nëse mund të ndihmoni diçka të re në këtë proces, natyrisht bëjeni, ndërsa çka keni bërë e sa keni bërë deri tani e dijmë të gjithë. Smira e vogëlsia e shpirtit e mendjes suaj, jo vetëm që ju bën edhe më të vegjël, por po ju bën edhe qesharakë.
Nga takimi i djeshëm me Vuçiqin, Kryeministri Kurti është i vetmi politikan deri tani që nga 2011 që bëri prezentimin dhe performancën më dinjitoze për Kosovën. Tutje ç’farë do të bëhet, mbetet të shihet. Këtu jemi!”, shkruan ajo.