Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Melihate Tërmkolli, ka folur për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.
Tërmkolli në Specialen e Klan Kosovës kushtuar kësaj ngjarje madhore tha se me sa duket Vetëvendosje akoma s’e paska tërhequr Ligjin për Zgjedhjet.
Ajo tha se edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë një përgjegjësi që nuk i ka takuar duke marrë barrën për t’ia bërë kuorumin Vjosa Osmanit.
” Kjo është krejt vazhdimësi që po ndodh tash e sa kohë dhe të gjithë e pamë se çfarë është gjendje të bëj pushteti aktual. Kjo është në vazhdimësi të asaj. Sepse asnjëra prej palëve nuk është në ato qëndrime që i publikuar. Pozita nuk e ka tërhequr Ligjin për Zgjedhjet. Njoftime ne kemi që nga mëngjesi por akoma nuk kemi një njoftim zyrtar që është tërhequr ai ligj”.
“Edhe opozita si e përgjysmuar nuk ka qëndrime të tjera jashtë asaj për ta tërhequr ligjin. Kjo është një lojë shumë e rrezikshme për vendin, për institucionet. Dhe është tallje në radhë të parë që pushteti ua bën qytetarëve, votuesve. Është obligim i atyre që kanë fituar të kujdesen për sigurmin e votave”.
“Tash kërkush nuk i ka faj udhëheqësisë së LDK-së pse e ka marrë një barrë që nuk ua kërkuar askush. z.Kurti nuk ka zhvilluar takime për ta siguruar votën për presidentin përpos një takimi formal me partitë politike.Nuk i ka takuar LDK-së ta marrë topin sepse nuk i ka fituar zgjedhjet. Përkundrazi është humbësi më i madh”.
Ish-deputetja e LDK-së tha se Kurti nuk është i gatshëm të qeverisë me vendin.
Melihate Tërmkolli shtoi se qëllimi i kryeministrit aktual të Kosovës është që të shkojë sërish në zgjedhje për të i fituar 500 mijë vota.
Ajo shtoi se njëherë edhe ndoshta do të mundet t’i fitojë edhe mbi 500 mijë vota, por pastaj edhe s’mundet.
“Askush nuk i kërkuar LDK-së që ti sigurojë votat, të marrë një përgjegjësi kaq të mirë.Tash nuk mjafton që të kërkohet që të tërhiqet ligji. Në këtë rast nuk ka vepruar si opozitë”.
“Por, Albin Kurti me gjasë nuk është i gatshëm të qeverisë me vendin. Ai është i interesuar në zgjedhje të reja, për të fituar 70 apo 80 përqind.Këtë synim e bëri të ditur gjatë një deklarate të mëngjesit duke thënë ose votone Vjosa Osmanin ose në kuti me 500 mijë. Njëherë ndoshta edhe mundet me i fituar 500 mijë ose edhe më shumë por pastaj edhe nuk mundet. Nuk po tregon gatishmëri për të qeverisur me shtet”.