Tërmkolli: Pozita e gruas në Kosovë, madje as në LDK, nuk është ajo çfarë duhet të jetë

Prishtinë | 10 Mar 2018 | 13:12 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pozita e gruas në Kosovë madje as në LDK nuk është ajo çfarë duhet të jetë. Kështu tha Melihate Tërmkolli, ish-kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në 28-vjetorin e themelimit të Forumit të Gruas së LDK-së, raporton Ekonomia Online.

“Këto gra edhe shumë të tjera nuk janë ndalur kurrë.  Këtë vit shënohet 20-vjetori i protestave masive të grave për lirinë e Kosovës për ndërhyrjen e NATO-s”.

“Kosovën e çliroi populli i Kosovës, e çliruan gratë e Kosovës bashkë me forumin e LDK-së. Ne i çmojmë të rënët por ata janë në dhe. Nuk është krejt pa rrezik kjo krejt qka po ndodh. Është detyrë e LDK-së që me e nalë këtë të keqe. Mendoj që është momenti i fundit që me e ndalë këtë të keqe”.

Ndërsa Lirije Kajtazi, kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së, tha se vazhdimisht si LDK, veçanërisht si forum i gruas, kanë punuar për të mirën e Kosovës.

Kajtazi kritikoi qeverisjen Haradinaj duke thënë se është duke shërbyer si arkë e cila po i shpenzon  në mënyrë jo të drejtë rezervat shtetërore.

 

Të ngjashme