Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli përmes një postimi në facebook ka reaguar pas dorëheqjes së komandantit të FSK-së Rrahman Rama.
Derisa fajëson Albin Kurtin e Vjosa Osmanin për këto zhvillime.
Tërmkolli e cilësoi këtë si hakmarrje rreth humbjes së Bekim Jasharit në Skënderaj në raundin e dytë zgjedhor të 14 nëntorit.
Tërmkolli ka shkruar se nëse shkarkimi i Ramës del të jetë i vërtetë, atëherë ministri i mbrojtjes Armend Mehaj, duhet të shkarkohet gjithashtu.
‘’ Nëse ka kërkuar Ministri i Mbrojtjes ato që janë thënë në medie, duhej të shkarkohej Ministri i Mbrojtjes për rrezikim të sigurisë nacionale. Nëse kjo ka qenë kërkesë apo miratim edhe i Kryeministrit apo Presidentes, ky vend është në rrezik të madh të kalimit të veprimeve të drejtuesve më të lartë të shtetit nga politika institucionale shtetërore në parapolitikë’’, ka shkruar Tërmkolli.
Ajo shtoi se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti duhet të deklarohen për arsyet e ‘’ngarkim-shkarkimit’’ në FSK dhe të japin shpjegime për këtë.
Postimi i plotë: