Zyrtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, e ka akuzuar Hashim Thaçin se është pjesë e konceptit sorosian.
Ajo e ka “arsyetuar” përplasjen në mes të kolegëve të saj Lutfi Hazirit dhe Vjosa Osmanit në lidhje me idenë e Presidentit Thaçi për shkëmbimin e territoreve, raporton klankosova.
“Sorosi është sponsor i Thaçit. Këto përplasje janë dy anë të medaljes”.
“Nga pak është e befasishme kjo situatë sepse është atipike për LDK-në, se jo shpesh në LDK ndodhin përplasje të natyrave të tilla, natyrisht duke e respektuar edhe shprehjen e mendimit, nuk i është dashur kjo LDK-së. Haziri dhe Osmani kanë poste bukur të larta në institucione të Kosovës“, deklaroi ajo.
“Është atipike për Lutfi Hazirin që të drejtojë fjalë fyese për një politikane, nuk janë në fjalorin politik këto fjalë. Ka filluar një lloj influencimi i grupacioneve tjera, sidomos këto vite të fundit”.
“LDK-ja deri tash ka mbetur e vetmja parti më seriozë që është në kundërshtim të konceptit për korrigjim të kufijve. Ne duhet të kujdesemi për shqiptarët në Presheve, Medvegjë dhe Bujanoc, por në kurriz të atyre të bëhen përpjekje për përfitime të tjera është diçka tjeter”, deklaroi Tërmkolli.