Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se Vjosa osmani dhe Isa Mustafa kanë pasur detyrë me shkatërrua LDK-në.
“Ajo e bëri detyrën e saj. Krejt ata që kanë pak njohuri politike e shohin që ka pas detyrë, njësoj siç ka patur detyrë edhe Isa Mustafa, krejt njësoj, detyrë me shkatërru LDK-në. Përndryshe vetëm të kishin pak përpjekje me e ba LDK-në parti e parë, siç kanë qenë përpjekjet e njerzve të mirë e fuqishëm të LDK-së, LDK-ja do të bëhej”
“Mënyra si është menaxhu që 10 vite, kur në udhëheqjen e ngushtë të LDK-së, ka patur gjithçka, më së paku njerëz të LDK-së, atëherë nuk është pritë diçka tjetër. Kjo që ndodhi ka qenë një pazar mes Isa Mustafës dhe Vjosa Osmanit . Në vitin 2010, Vjosa Osmani ka qenë një prej adhuruesve më të mëdhaja të Isa Mustafës, pastaj dolën ambiciet e saj për diçka tjetër, dhe në vitin 2019 ajo ka qenë në pazar të plotë me Isa Mustafën, natyrisht Isa Mustafa i’a ktheji borgjin e bëri kandidate për kryeministre. Jo veq koketimi dhe flirti me Vetëvendosjen, por krijimi i një lloj mentaliteti që është njësoj si me votu LDK-në si Lëvizjen Vetëvendosje, kjo është absurde dhe shumë shkatërruese” deklaroi Tërmkolli në “Gazeta Blic”